23 Tetor, 2019

Aktorja e njohur e telenovelave jep lajmin e ëmbël: “Shumë shpejt do jemi 4”


Aktorja e njohur e telenovelave, Ana Layevska është shtatzënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja në “Instagram”.

Ajo ka postuar një video në të cilën shfaqet së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj dhe zbulon lajmin se është në pritje të një djali.

“Jemi shumë të lumtur që ti po vjen. Shumë shpejt do jemi 4. Një dhuratë më shumë për ne dhe motrën tënde”, thotë aktorja.

© Panoramaplus.al