28 Shtator, 2023

Aktorja e njohur e “Harry Potter” bëhet nënë për herë të parë, zbulohet emri i veçantë i të voglit (Foto)


Aktorja e njohur në filmin “Harry Potter”, Bonnie Wright dhe bashkëshorti i saj Andrew Lococo janë bërë prindër për herë të parë së bashku.

 

Çifti kanë sjellë në jetë një djalë, ndërsa lajmin e ëmbël e kanë bërë të ditur vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Së fundmi aktorja publikoi në Instagram një foto të të voglit të tyre, teksa zbuloi se djalin e kanë pagëzuar me emrin Elio Ocean Wright Lococo.

Bëni një përshëndetje për Elio Ocean Wright Lococo, e lindur në shtëpi të martën më 19 shtator. Jemi mirë dhe të lumtur. Andrew dhe unë jemi shumë të lumtur me diellin tonë”,- ka shkruar ndër të tjera Bonnie.

 

© Panoramaplus.al