
‘Prestige Resort’ mbetet gjithnjë një atraksion për turistët vendas e të huaj në çdo sezon të vitit. Pak ditë më parë, resorti ka mirëpritur një mysafire të veçante.
Aktorja amerikane Sincerely Ward, e cila ka luajtur së fundi në filmin ‘Fast and Furious 2’ thotë se ka mbetur e mrekulluar nga vizita në ‘Prestige Resort’, një vizitë në fakt surprizë e kaluar pa rënë në sy në Shqipëri.
Aktorja amerikane ka postuar në “Instagram”-in e saj foto nga ambientet e ‘Prestige Resort’, ndërsa shkruan se mezi pret të rikthehet atje në verë.

“Kjo është Shqipëria. Prestige Resort në bregdet është një vend shumë i bukur. Ushqim i shijshëm, staf i mrekullueshëm dhe peizazh i shkëlqyer. Mezi pres të shkoj atje në sezonin e verës”, shkruan aktorja amerikane, bashkëngjitur fotove në “Prestige Resort”.
Fotot e publikuara nga Sincerely Ward në “Instagram” kanë zgjuar kuriozitetin e shumë prej ndjekësve të saj, të cilët shkruajnë se do të shtojnë Shqipërinë në listën e destinacioneve të verës.
Krahas ‘Fast & Furious 2’, Sincerely Ward ka luajtur edhe filma të tjerë të njohur amerikanë, si “Bad Boys II”, “Spider-Man 3”, “Match Made in Heaven”, ndërsa aktualisht moderon reality show “Wags of Atlanta”.


© Panoramaplus.al

