“Prestige Resort” ka pritur pak ditë më parë një mysafire të veçantë. Bëhet fjalë për aktoren e famshme amerikane, Sincerely Ward.

Aktorja e cila ka luajtur në filmin “Fast and Furious 2”, ka zbuluar se i ka pëlqyer shumë vizita në resort dhe se mezi pret që të rikthehet sërish në sezonin e verës.
Sincerely ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” fotografi nga ambientet e “Prestige Resort”, ku fansat kanë reaguar duke thënë se kanë dëshirë që të vizitojnë Shqipërinë.

Ndërkohë pas lajmit të publikuar nga “Panorama” dhe mediat e tjera shqiptare, aktorja e famshme ka reaguar duke i falenderuar ata. Ward gjithashtu ka nxitur të gjithë fansat e saj që ta shtojnë Shqipërinë në listën e destinacioneve që duhen vizituar.

“Kjo është Shqipëria. Prestige Resort në bregdet është një vend shumë i bukur. Ushqim i shijshëm, staf i mrekullueshëm dhe peizazh i shkëlqyer. Mezi pres të shkoj atje në sezonin e verës”, shkruante në postimin e saj aktorja amerikane, bashkëngjitur fotove në “Prestige Resort”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
