22 Korrik, 2019

Aktorja e famshme turke në muajin e pestë të shtatzënisë, tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur


Hazal Kaya është aktorja e famshme turke, e njohur në vendin tonë nga roli i Nihalit në serialin “Dashuri e ndaluar”. Pak muaj më parë ajo i dha fund beqarisë, e tashmë ajo është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël.

Një mikeshë e saj ka ndarë me fansat një foto ku shfaqet së bashku me aktoren, e ku vihet re edhe barku i rrumbullakosur.

Hazal shfaqet e veshur me një fustan blu. Ajo ka pozuar duke qeshur dhe duket shumë e bukur nga nuri i shtatzënisë.

Ndërkohë sipas mediave turke, Hazal dhe producenti i njihur, Ali Atay, janë tepër entuziast për fëmijën që pritet të vijë në jetë, ndërsa gjinia e tij ende nuk është zbuluar.

© Panoramaplus.al