Balerina, aktorja dhe këngëtarja e famshme, Julianne Hough, ka zgjedhur së fundmi që për familjen dhe publikun, të jetë më e sinqertë se kurrë.
Ajo ka dhënë një intervistë për “Women’s Health”, ku rrëfeu gjithë rrugëtimin transformues në jetën e saj, mbi të gjitha për faktin që nuk është heteroseksuale, pra preferon edhe meshkujtë edhe femrat.

Por si ja tha bashkëshortit të saj, ish-lojtarit të hockey, Brooks Laich, këtë fakt?
“I thashë: “Ti e di që unë nuk jam heteroseksuale, apo jo?” dhe ai më tha: “Më fal, çfarë?” dhe kështu i tregova që nuk isha heteroseksuale, por kisha zgjedhur të isha me të”.
Hough dhe Laich u martuan në 2017, pas disa vitesh lidhje. Pavarësisht se aktorja i druhej reagimit të tij për të gjitha ndryshimet që ajo kishte zbuluar te vetja, marrëdhënia e tyre tani është më e fortë se kurrë:

“Po komunikoja me gruan brenda meje që nuk ka nevojë për asgjë, njëkohësisht me vajzën e vogël që mbështetej tek ai për ta mbrojtur. Mendoja a do e donte ai këtë version timin? Por sa më shumë i afrohesha vetes sime autentike, aq më shumë tërhiqej ai nga unë. Tani kemi një marrëdhënie me intime. Mendoj se ka një siguri mes meje dhe burrit tim tani që po ja zbuloj të gjitha këto. Nuk ka më një frikë për të thënë gjërat që druhesha t’i pranoja apo sepse më vinte turp prej tyre sepse me atë ide isha rritur.”
© Panoramaplus.al
