13 Shtator, 2019

Aktorja e famshme rrëfen detaje të pathëna nga jeta e saj: U përdhunova kur isha 15 vjeç, fillova drogën…


Aktorja e famshme, Demi Moore, ka zbuluar së fundmi disa detaje të pathëna më parë nga jeta e saj. Ajo ka folur hapur për një ngjarje të tmerrshme që i ka ndodhur në moshën 15-vjeçare, kur është përdhunuar.

Gjatë një interviste për “The New York Times”, të enjten, ajo foli rreth librit të saj “Inside Out” që pritet që të dalë në treg në muajin tetor, ku shkruan për jetën e saj.

“Ndihem emocionuese. Nuk ka asnjë mbulesë të një personazhi. Nuk është interpretimi i dikujt tjetër për mua”, është shprehur Moore.

Në librin e saj, ajo shkruan për fëmijërinë, adoleshencën, martesat me Bruce Willis dhe Ashton Kutcher, betejat e saj me abuzimin e substancave dhe më shumë.

Nga viti 1987 deri në 2000, More ishte e martuar me 64-vjeçarin Willis, me të cilin ka tri vajza, Rumer, Scout dhe Tallulah. Gjatë intervistës ajo u shpreh se të bijat e kanë lexuar librin para se të mbaronte, në rast se dëshironin që të ndryshonin diçka. Por sipas saj, vajzat nuk kanë kërkuar ndonjë rishikim.

LOS ANGELES, CA – APRIL 08: Actors Ashton Kutcher and Demi Moore arrive at Roadside Attractions & Echo Lake Entertainment’s premiere of ‘The Joneses’ held at Arclight Hollywood Cinema on April 8, 2010 in Los Angeles, California. (Photo by Jason Merritt/Getty Images)

Pas ndarjes me Willis, Moore u martua me Kutcher, i cili ishte 15 vite më i vogël, kur ngeli shtatzënë me një vajzë. Ata e humbën foshnjën në vitin 2004 kur ishte gjashtë muajsh shtatzënë dhe aktori po shkëlqente në “That 70s ShoW”.

Ata u martuan në vitin 2005 dhe u ndanë në vitin 2011 por divorci u finalizua dy vite më vonë. Por në libër, Moore zbulon se fajësoi veten për abortin gjatë marrëdhënies së saj me Kutcher dhe filloi të pinte drogë për të kaluar dhimbjen.

 

 

© Panoramaplus.al