26 Janar, 2019

Aktorja e famshme e serialit “Fast and Furious 2” zgjedh “Prestige Resort” për vizitën e saj pa zhurmë në Shqipëri


Tashmë, të gjithë e dinë se stacioni i preferuar i të gjithëve dhe kohët e fundit, edhe i personazheve të famshëm ndërkombëtarë, është “Prestige Resort”.

Ata që pëlqejnë udhëtimet, por kërkojnë struktura të kompletuara për të kënaqur ekzigjencat e e tyre, nuk e kanë të vështirë ta bëjnë si zgjedhje “Prestige Resort”-in, si një kompeks që ofron çdo gjë, edhe për klientët më tekanjozë.

“Prestige Resort” mbetet gjithnjë një atraksion për turistët, vendas e të huaj, në çdo sezon të vitit. Pak ditë më parë, resorti ka mirëpritur një mysafire të veçantë me famë ndërkombëtare. Aktorja amerikane Sincerely Ward, e cila ka luajtur së fundi në filmin “Fast and Furious 2”, thotë se ka mbetur e mrekulluar nga vizita në “Prestige Resort”, një vizitë në fakt surprizë, e cila ka kaluar pa rënë në sy në Shqipëri.

Aktorja amerikane ka postuar në “Instagram”-in e saj foto nga ambientet e “Prestige Resort”, ndërsa shkruan se mezi pret të rikthehet atje në verë. “Kjo është Shqipëria. ‘Prestige Resort’ në bregdet është një vend shumë i bukur. Ushqim i shijshëm, staf i mrekullueshëm dhe peizazh i shkëlqyer. Mezi pres të shkoj atje në sezonin e verës”, shkruan aktorja amerikane, bashkëngjitur fotove në “Prestige Resort”.

Fotot e publikuara nga Sincerely Ward në “Instagram” kanë zgjuar kuriozitetin e shumë prej ndjekësve të saj, të cilët shkruajnë se do të shtojnë Shqipërinë në listën e destinacioneve të verës. Në këtë mënyrë, personazhet Vip dhe me shumë ndjekës janë kthyer në guida turistike dhe si sugjerues të vendeve më in në itinerarin e udhëtimeve të miqve dhe ndjekësve të tyre.

Prandaj “Prestige Resort” shton përditë në listën e klientëve të saj, emra prestigjiozë me famë, edhe ndërkombëtare. Krahas “Fast & Furious 2”, Sincerely Ward ka luajtur edhe filma të tjerë të njohur amerikanë, si “Bad Boys II”, “Spider-Man 3”, “Match Made in Heaven”, ndërsa aktualisht moderon reality show “Wags of Atlanta”. Kur të rikthehet në Shqipëri, me siguri do kemi mundësi t’i marrim ndonjë intervistë aktores së famshme.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al