25 Tetor, 2018

Aktori shqiptar uron partneren me rastin e ditëlindjes: Gëzuar me këtë foto plot me lesh…


“Gëzuar Ditëlindjen zemër me kete foto plot me lesh. Unë dhe Divini të duam shumë”. Kështu e uron aktori i njohur Visjan Ukcenaj, partneren e tij, regjisoren Jona Xhelilaj me rastin e ditëlindjes.

Visjani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij pikërisht me këtë urim dhe me fotografinë që ka shoqëruar shkrimin.

Aktori ka publikuar në “Instagram” një foto ku çifti shfaqet në një pozë të shumë viteve më parë, kur të dy ishin ende shumë të rinj. Ajo çfarë bie më shumë në sy janë flokët e gjatë jo vetëm të bashkëshortes, por edhe të Visjanit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al