Aktori i njohur nga Kosova Sevdai Radogoshi ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Gjesi”. Aty ai ka folur për arritjet në profesionin e tij, por jo vetëm.

Gjatë intervistës, Radogoshi ka folur edhe për dy këngëtaret e njohura, Adelina Ismaili dhe Bleona Qereti.
Të dyja këngëtaret janë shumë të suksesshme në karrierën e tyre në fushën e muzikës. Gjithashtu, Adelina e Bleona kanë edhe aktruar.

Lidhur me këtë, aktori i njohur është shprehur se Adelina është një aktore shumë e mirë, por për të kënduar di pak. Të njëjtën gjë tha edhe për Bleonën, e cila sipas Sevdait ajo është aktore.
“Adelina Ismaili është aktore shumë e mirë. Kur e kam thirr me lujt (të aktrojë) Adelina Ismaili më thoshte që nuk di me lujt, dhe unë i thashë, ti di të luash shumë mirë, me këndu di pak ti. Po ashtu i kam thënë edhe Bleona Qeretit. Unë i kam pas thënë pse nuk luan ti, po këndon. Ajo nuk di me këndu. Ti je aktore i kam thënë!”, tha Radogoshi.

