Aktori dhe regjisori i njohur, Enver Petrovci, në një intervistë te realizuar për emisionin “Voilà”, është shprehur se ka vendosur që të luajë dhe një rol në teatër dhe pastaj do të tërhiqet.

Por ai ka shtuar se do t’i përkushtohet dramaturgjisë, regjisë dhe televizionit.
“Të jesh aktor, do të thotë jesh edhe sportist; duhet të kesh forcë. Unë po e them që kam vendosur ta lë aktrimin; dua të luaj edhe një rol kryesor në teatër edhe mos të merrem më me teatër, si aktor”, ka thënë Petrovci.
Regjisori i njohu shtoi se në film dhe televizion mund ta shihni, pasi është shumë më i lehtë fizikisht. “Do të kaloj si regjisor, sigurisht edhe dramaturg”, ka thënë artisti i mirënjohur.

© Panoramaplus.al

