Aktori i njohur i “Portokallisë”, Ledio Lako, ka zbuluar se është një mision i vështirë që t’i marrësh shenjat e gishtërinjve.

I ftuar në emisionin “E Diell”, Lako tregoi se për shkak se ka një çrregullim që i shkakton djersitjen e duarve, kur shkon në gjendje civile, është e pamundur që të japë shenjat e gishtërinjve.
“Po t’i shikoni duart e mia janë qull dhe për këtë arsye nuk më dalin shenjat e gishtërinjve”, u shpreh aktori.
Madje gjatë intervistës, Ledi rrëfeu edhe një episod gjatë të cilit, grave të gjendjes civile iu desh të mblidheshin të gjitha në dispozicion të tij, sepse makineria e kishte të pamundur të detektonte shenjat e gishtërinjve.
“Kur shkova për të ribërë kartën e identitetit, u mblodhën 6 gra, njëra më thante, një tjetër më fshinte, sërish dilte ‘error’ derisa u detyrova t’i fshija duart në suvane e murit dhe më në fund aparatura njohu shenjat e gishtërinjve”, tha aktori i njohur.
© Panoramaplus.al
