14 Korrik, 2022

Aktori i njohur shpërthen ndaj Amber Heard: Materialiste, u përpoq të shkatërronte Johnny Depp


Mickey Rourke mendon se Amber Heard shkoi pas parave të Johnny Depp në gjyqin për shpifje të tyre.

“E kam njohur Johnny për shumë vite, por nuk e njoh nga afër”, tha ylli i “Sin City” në “Piers Morgan Uncensored”. “Gjithçka që mund të them është se një herë isha në një situatë ku u fajësova për diçka që nuk e bëra. Më kushtoi punë në kinema për disa vite dhe më shkaktoi një reputacion të keq.”

Rourke mund t’i jetë referuar pretendimeve të ish-gruas së tij modele Carré Otis se ai ishte abuziv dhe se e kishte kërcënuar se do të vriste veten nëse ajo nuk martohej me të. Ata ishin të martuar nga viti 1991 deri në vitin 1999.

Më në fund, e vërteta doli, por e vërteta doli pasi humba filmat dhe humba vendet e punës dhe kështu u ndjeva keq për dikë që po përpiqej të copëtohej nga një materialiste e dhënë pas lekëve,” vazhdoi ylli i “Angel Heart”, duke iu referuar Depp dhe Heard.

Kur Piers Morgan e pyeti nëse Rourke beson se Heard është materialiste, aktori u përgjigj: “Absolutisht.”

Depp, 59 vjeç, ngriti një padi prej 50 milionë dollarësh për shpifje kundër Heard, 36 vjeç, në vitin 2019 pasi ajo shkroi një shkrim për ‘Washington Post’ ku fliste për mbijetimin nga dhuna në familje. Ajo e kundërshtoi atë me një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh në vitin 2020.

Ndërsa Heard nuk e përmendi emrin e Depp në shkrimin e saj, ylli i “Pirates of the Caribbean” pretendoi se ish-gruaja e tij, me të cilën ai ishte i martuar nga viti 2015 deri në 2017, sajoi akuza abuzimi dhe kështu dëmtoi karrierën e tij.

Në qershor, emri i Depp u pastrua kur ai fitoi çështjen dhe iu dha 10 milionë dollarë dëmshpërblim. Heard pati një fitore të vogël në kundërpadinë e saj, me jurinë që i dha asaj 2 milionë dollarë si dëmshpërblim.

Heard ka apeluar vendimin. Pretendimi i Rourke për Amber nuk ishte e vetmja temë që ai diskutoi gjatë intervistës së tij me Morgan. Ai gjithashtu e quajti Tom Cruise “të parëndësishëm”.

© Panoramaplus.al