23 Tetor, 2019

Aktori i njohur rrëfen për luftën e nënës së tij me kancerin e gjirit: “Arrita të kuptoj se…”


Duke marrë shkak nga muaji tetor, që është edhe muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, aktori i portokallisë Rezart Veleshnja ka rrëfyer historinë e tij personale.

Përmes një postimi në ‘Instagram’, ai ka meduar të ndajë me fansat e tij një moment vëshirësie dhe dhimbjeje të tij, por që përfundoi mirë dhe tashmë aktori është i lumtur. Nëna e tij vuante nga kanceri i gjirit por tashmë ajo e mundi këtë sëmundje dhe gëzon shëndet të plotë.

“ Sot mendova ta ndaj me ju edhe pse mund te duket pak e cuditetshme por gezimi qe kam ma lejon kete! Pas nje lufte me kancerin e gjirit qe nena ime kaloi arrita te kuptoj se jakat e bardha shqiptare jane me te aftet ne bote jam krenar per kirurget Shqiptar. Ky eshte Helidon Nina, nje nga kirurget me te mire i cili shpetoi edhe jeten e nenes sime! Te jam mirenjohes! Zoti te bekofte ty edhe familjen tende! “(flm QSUT)- ka shkruar aktori i humorit.

© Panoramaplus.al