20 Gusht, 2021

Aktori i njohur i serialeve turke tregon me krenari prejardhjen e tij, publikon video nga dasma duke valëvitur flamurin shqiptar dhe…


Aktori i njohur i serialeve turke, Burak Yoruk, nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e tij shqiptare.

burak yoruk (1)

Para pak kohësh, artisti ndau me të gjithë ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram një foto të vetes krahas së cilës shkruante në shqip: “Djali i nënës”.

Së fundmi, aktori ka treguar edhe një herë prejardhjen e tij, pasi në një video të postuar në Instastory, ka treguar flamurin shqiptar që po valëvitej në një dasmë. Në sfond të videos dëgjohet po ashtu një këngë popullore shqiptare.

Gjatë një interviste të dhënë disa kohë më parë, Burak tregoi se nëna e tij është me origjinë shqiptare. Ai madje tregoi se di disa fjalë në shqip, kur tha: “Ç’ka bon, mirë, ti qysh je?”.

burak yoruk (8)

Burak e ka nisur karrierën si aktor në kinematografi që në moshën 7-vjeçare, që në vitin 2002 e që nga ajo kohë, ka luajtur shumë role. Aktualisht, ai luan rolin e “Çinar” në komedinë turke “Ask Mantik Intikam” krah aktorëve të tjerë të talentuar si Burcu Ozberk, Melisa Dongel dhe Ilhan Sen.

burak yoruk (6) burak yoruk (4) burak yoruk (3)

burak yoruk (2)

© Panoramaplus.al