Fituesi i Oskarit Kevin Spacey, akuzohet për sulme historike që datojnë në fillim të viteve 2000.

Kevin Spacey do të akuzohet për shtatë vepra të tjera seksuale kundër një burri, kanë thënë prokurorët. Aktori akuzohet për vepra penale që dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2001 dhe 2004, ylli 63-vjeçar i Hollivudit akuzohet nga autoritetet britanike për një seri sulmesh seksuale ndaj një burri që dyshohet se kanë ndodhur midis viteve 2001 dhe 2004.

Në fakt, Spacey akuzohet se ka kryer një akt seksual pa pëlqimin e personit. Akuzat e reja dolën pas një hetimi nga Policia Metropolitane, sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS).
© Panoramaplus.al

