13 Tetor, 2023

Aktori i njohur flet për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis: Po humbet dëshirën për të jetuar


Një vit më parë aktori i njohur Bruce Willis është diagnostifikuar me sëmundjen e rëndë demecën frontotemporale, e cila shakton shkakton probleme shëndetësore dhe vështirësi në të folur.

Mirëpo së fundmi kolegu i tij, Glenn Gordon Caron gjatë një interviste për “Page Six”, ka zbuluar detaje të reja nga gjendja e tij shëndetësore.

“Ai nuk është plotësisht i verbër por nuk mundet që të lexojë, ndërsa nuk donte që askush ta dinte këtë gjë”– tha ai, ndërsa shtoi: “Kur je me të, e di që ai është Bruce dhe je mirënjohës që ai është aty, por gëzimi i jetës i ka ikur”.

Bruce aktualisht po kujdeset nga gruaja e tij Emma Heming, me të cilën ndan dy vajzat e tij më të vogla Mabel dhe Evelyn.

Ai gjithashtu ka tre vajza të tjera me ish-bashkëshorten e tij Demi Moore, Rumer, Scout dhe Tallulah.

Që kur filloi beteja e Bruce me afazinë, Glenn me sa duket është përpjekur t’i bëjë vizita mujore, jo gjithmonë me sukses.

Bruce thjesht adhuronte të zgjohej çdo mëngjes dhe ta jetonte jetën në maksimum, por tani ai jeton siku të ishte duke e parë jetën nga një derë ekrani”, tha ai.

 

© Panoramaplus.al