31 Dhjetor, 2018

Aktori i njohur bëri falenderimet e fundvitit: Na zgjuan nga gjumi na shkundën nga monotonia dhe…


Aktori i dashur për publikun shqiptar, Julian Deda është mjaft aktiv në rrjete sociale. Aty ai poston foto e video nga ana profesionale dhe ajo private.

Në prag të ndërrimit të viteve Juli ka vendosur të bëjë disa falenderime që i takojnë vitit që po lemë pas.

“10 falenderimet e 2018-ës.

1.Faleminderit familjes sime, prindërve, bashkëshortes, fëmijeve dhe vëllait, të cileët bashkë me profesionin janë gjithçka për mua, janë pasuria dhe siguria ime më e madhe.

2.Faleminderit Turjan Hyska për bashkëpunimin, i cili do zgjasë deri sa ta vendosim ne të dy dhe askush tjetër.

3.Faleminderit stafit dhe sidomos kolegëve të Duplex, pa të cilët karriera ime s’do kishte kuptim. Bashkë jemi më të fortë.

4.Faleminderit spektatorit tonë të mrekullueshëm, pa mbështetjen e të cilit unë as nuk do ta ëndërroja të isha sot këtu ku jam. Mirënjohje për ju, jeni më të mirët.

5.Faleminderit familjes së madhe të Tv Klan për besimin, për krijimin hapësirës së nevojshme për të ushtruar profesionin lirisht.

6.Faleminderit miqve te mi jashtë skene për miqësinë e tyre, që për mua vlen aq shumë sa e bën floririn të duket një cope tulle e pavlerë para tyre.

7.Faleminderit banorëve që protestuan për të mbrojtur shtëpitë e veta, sepse na treguan se si pasuria e vënë me djersë, mbrohet me jetë.

8.Faleminderit studentëve, të cilët na zgjuan nga gjumi, na shkundën nga monotonia dhe na dhanë një super mësim duke na treguar se qendresa nuk të lodh nëse je në të drejtën tënde.

9.Faleminderit Genc Sejkos dhe shqiptarëve të diasporës, të cilët treguan se një nga vlerat njerëzore është pikërisht kthimi i kokës mbrapa për të parë se nga vijmë dhe se si mund t’i shërbejmë me aq sa mundemi vendlindjes sonë.

10.Faleminderit Zot”, ka shkruar Juli në postimin e tij në “Instagram”.

 

View this post on Instagram

 

10 falenderimet e 2018-es. 1. Faleminderit familjes sime, prinderve, bashkeshortes, femijeve dhe vellait, te cilet bashke me profesionin jane gjithçka per mua, jane pasuria dhe siguria ime me e madhe. 2. Faleminderit Turjan Hyska per bashkepunimin, i cili do zgjase deri sa ta vendosim ne te dy dhe askush tjeter. 3. Faleminderit stafit dhe sidomos kolegeve te Duplex, pa te cilet karriera ime s’do kishte kuptim. Bashke jemi me te forte. 4. Faleminderit spektatorit tone te mrekullueshem, pa mbeshtetjen e te cilit une as nuk do ta enderroja te isha sot ketu ku jam. Mirenjohje per ju, jeni me te miret. 5. Faleminderit familjes se madhe te Tv Klan per besimin, per krijimin hapesires se nevojshme per te ushtruar profesionin lirisht. 6. Faleminderit miqve te mi jashte skene per miqesine e tyre, qe per mua vlen aq shume sa e ben floririn te duket nje cope tulle e pavlere para tyre. 7. Faleminderit banoreve qe protestuan per te mbrojtur shtepite e veta, sepse na treguan se si pasuria e vene me djerse, mbrohet me jete. 8. Faleminderit studenteve, te cilet na zgjuan nga gjumi, na shkunden nga monotonia dhe na dhane nje super mesim duke na treguar se qendresa nuk te lodh nese je ne te drejten tende. 9. Faleminderit Genc Sejkos dhe shqiptareve te diaspores, te cilet treguan se nje nga vlerat njerezore eshte pikerisht kthimi i kokes mbrapa per te pare se nga vijme dhe se si mund t’i sherbejme me aq sa mundemi vendlindjes sone. 10. Faleminderit Zot.

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on


Panorama Plus

© Panoramaplus.al