Djali i aktorit të njohur të humorit, Julian Dedës, feston 10-vjetotin e lindjes. Këtë e ka zbuluar vetë Juli nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

Aktori i humorit ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me të birin, e bashkëngjitur me të shkruan: “Sot është dita jote kampion. Ti Mateo nuk e mban mend se çfarë ndodhi 10 vjet më përpara, s’ka gjë, e mbajmë mend unë dhe sidomos mami. Na u bë një dhuratë hyjnore. Erdhe ti. Jo vetëm kaq, por ne dimë me detaje çdo gjë që ke bërë deri sot, jo sepse kemi memorie të mirë, por sepse ti je protagonisti që na pushtove mendjen dhe zemrat, duke mos lënë kala pa na e marrë nga brenda. Na mbushe familjen, na zbukurove jetën. U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon. E kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi “O baaa, ku është xheli i flokëvee. U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim, të dua pafund”, janë fjalët që aktori i njohur i ka dedikuar të birit me rastin e ditëlindjes.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
