3 Qershor, 2019

Aktori i humorit vendos të martohet, por ka një kërkesë për Ermalin dhe Amin (VIDEO)


Nëse aktori i njohur i humorit, Reazart Veleshnja vendos të martohet, dasmën do ta ketë falas.

Kështu i ka premtuar miku i tij, Ermal Mamaqi, të shtunën teksa ishin të ftuar në dasmën e Gaz Pajës dhe Ira Seferit.

Aktori ka publikuar një video në profilin e tij në “Instagram”, ku Ermali dhe Ami i thonë se do t’i organizojnë dasmën falas.

Ata ishin ulur në një tavolinë kur Rezarti thotë se Ermali kishte për të bërë një deklaratë. “Në momentin që Rez Veleshnja bën dasmë, e ka të gjithën falas”, shprehet moderatori i njohur.


Më pas Rezi pyet Amin nëse ajo ishte dakord.  “Jam shumë dakord për ty çdo gjë”, ja kthen Ami.

“Kështu që ejani vajza martohuni me mua sa më shpejt se dasma është falas”, ka përfunduar aktori.

© Panoramaplus.al