Që ditën e djeshme, në rrjetet sociale kanë vërshuar urimet me rastin e 28 dhe 29 Nëntorit. Të shumtë kanë qenë personazhet e famshëm shqiptarë që kanë bërë urime për Pavarësinë e Shqipërisë.

Këtyre urimeve u është bashkuar edhe aktori turk shumë i dashur për publikun dhe shumë i komentuar në media për martesën me Almeda Abazin, Tolgahan Sayisman.

Ky i fundit ka postuar në “Instastory” një foto të flamurit duke shkruar në shqip: “Gëzuar ditëlindjen Shqipëri”. Kështu ai ka gëzuar fansat e tij të shumtë shqiptarë.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
