Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, Leonardo DiCaprio, ka nisur pushimet. Së fundmi 44-vjeçari është fotografuar duke shijuar xhakuzi me të dashurën e tij, Camila Morrone.
DiCaprio dhe modelja 22-vjeçare kanë zgjedhur Italinë për të kaluar disa ditë pushime dhe për të qëndruar larg jetës së përditshme. Sipas mediave britanike, çifti po shijon rrezet e diellit në një jaht privat.

Në fotot e publikuara nga mediat e huaja, e dashura e aktorit shfaqet në super formë me një body të bardhë.
Ndërkohë Leonardo dhe Camila kanë nisur që të dalin bashkë që në dhjetor të 2017-s dhe vetëm një vit më pas e konfirmuan lidhjen e tyre.


