27 Gusht, 2019

Aktori i famshëm ngatërroi Taylor Swift me dikë tjetër dhe kupën ia ofron… (VIDEO)


Pesë vite pasi prezantoi gabimisht Idina Menzel si Adele Dazeem në “Oscar”, John Travolta ka goditur sërish gjatë ndarjes së çmimeve në “MTV VMAs”.

Teksa prezantonte “Videon e Vitit” mbrëmjen e së hënës, aktori i famshëm e ngatërroi Taylor Swift me yllin e Drag Race star, Jade Jolie, i cili imiton Taylor.

Travolta në vend që t’i jepte kupën këngëtares me famë botërore ia ofroi pikërisht Jolie.

E kaq mjaftoi që rrjeti social “ Twitter” të bënte publikime “tallëse” për aktorin e njohur, që bëri të njëjtin gabim për herë të dytë.

© Panoramaplus.al