22 Gusht, 2020

Aktori i famshëm Kivanç Tatlitug shpenzon 1 milionë euro për ti realizuar dëshirën bashkëshortes


Kivanç Tatlitug ka bërë gjestin më të bukur ndonjëherë ndaj bashkëshortes së tij Basak Dizer, duke treguar se është shumë i dashuruar me të.

Aktori i famshëm ka investuar 1 milion euro për ti realizuar dëshirën bashkëshortes së tij.

Sipas mediave turke, Kivanç Tatlitug fitoi 1 milionë euro nga reklama e fundit që realizoi. Dhe të gjitha këto para po i investon që Basak Dizer, e cila punon si stilite, të hapë një dyqan me markën e saj.

Raportohet se aktori mori me qera një butik në Bodrum për t’i plotësuar ëndrrën stilistes.

Basak Dizer është një stiliste shumë e njohur në Turqi. Ajo u njoh me aktorin në një prej serialeve të tij, kur punonte si stiliste në prapaskenë.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al