25 Nëntor, 2019

Aktori i famshëm bën rrëfimin tronditës: Ju tregoj se kush ishte vrasësi i vërtetë i presidentit Kennedy


Ai është aktor i njohur i qindra roleve, ndër më të njohurit në filmin “Kumbari” në rolin e Carlo Rizzi-t. Giani Russo do të rishkruajë sërisht historinë e Amerikës por me deklarata mjaft tronditëse e të forta mbi vdekjen e Presidentit John F. Kennedy dhe Marilyn Monroe.

Në një intervistë për ‘Daily Mail’ aktori është shprehur se vrasësi i vërtetë i Kennedy nuk ishte Lee Harvey Osëald.

Russo shprehet se të njëjtët që sollën në pushtet JFK, janë ata që ekzekutuan presidentin dhe vëllain e tij Robert.

“Tre familje kishin tre qitës të ndryshëm për ta vrarë më 22 nëntor 1963. Unë e di se kush e vrau në të vërtetë. Nuk ishte Lee Harvey Osëald. Ishte Johnny Roselli ai që qëlloi dhe e vrau. Ai po qëndronte në kanal dhe kishte pamjen më të mirë”, deklaron aktori.

Aktori shprehet se Rosellin e gjetën të copëtuar në një valixhe, përpara se të zbulohej që ai ishte vrasësi i vërtetë.

Kur u pyet nëse kishte frikë nga mafia për këto që deklaroi ai tha:

“Nuk ka pse të jem sepse nuk ka më njeri këtu, kanë vdekur të gjithë”.

Russo gjithashtu është shprehur edhe për vdekjen e Marilyn Monroe duke thënë se ajo do të ishte akoma gjallë nëse bashkëshorti I saj Joe Di Maggio do të kishte shkuar ta merrte atë nga një vendpushim në Nevada kur ajo i telefonoi tre ditë përpara vdekjes së saj.

75-vjeçari pretendon se kishte një lidhje me Monroe.

Burimi: Daily Mail

 

 

© Panoramaplus.al