4 Maj, 2021

Aktori Guljelm Radoja prej një muaji në gjendje kritike, transferohet në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë


Aktori i mirënjohur shqiptar, Guljelm Radoja është transportuar në spitalin “Covid2” në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 

guljelm radoja

Gazetari i Panorama, Leonidha Musaj raporton se aktori, i cili ishte infektuar me Covid-19 dhe sëmundja i la pasoja serioze në mushkëri, u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Prej më shumë se një muaj, aktori ndodhej i shtruaj në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.

Prej disa javësh, miqtë e aktorit bënë thirrje në rrjetet sociale dhe kërkuan ndihmë që Guljelm Radoja të kurohet jashtë vendit.

Por sipas mjekëve në Durrës, ishte i vështirë dhe transporti drejt Tiranës, ndërsa sot është gjetur mundësia për ta transferuar aktorin tek Covid2.

© Panoramaplus.al