Prej një jave ka vijuar rrjedhja e të dhënave sensitive të qytetarëve dhe pas publikimit të databazave me pagat dhe numrat e telefonit.

Më pas, një tjetër listë është publikuar me targat e 530 mijë makinave.
Aktori, Gent Zenelaj, e ka konsideruar si një leksion dhe ka deklaruar se ka vënë re që kolegët nuk tatohen.
“Mora një leksion shumë të mirë se ajo rroga ime që tatohet aty është 20 % dhe vura re që ka kolegë që nuk tatohen dhe kanë makina shumë të shtrenjta.
Të betohem që nuk e kam marrë si link fare. Ishte një moment që njerëzit të protestonin, po njerëzit nuk protestuan”, tha Zenelaj për ABC News.
© Panoramaplus.al
