Është vërtet rastësi që dy aktore shqiptare të kenë të njëjtin emër dhe të njëjtin mbiemër. Fjala është për Teuta Krasniqin e serialit “Ç’ka ka shpija” dhe ish-bashkëshorten e Bleros, e cila është gjithashtu aktore.

Këtë ‘ngatërrësë’, aktorja e serialit kosovar, e ka treguar për një intervistë në ‘Mirage’. Ajo ka rrëfyer se ndodh shumë shpesh që atë ta ngatërrojnë me aktoren tjetër e cila është e martuar dhe ka dy fëmijë.

“Më ngatërrojnë shpesh. Më ka ndodhur të më shkruajnë në emër të saj. Më shkruajtën njëherë: ‘Ej, i kam bërë një fustan vajzës tënde, Tarës’. Unë nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. I thashë më ke shkruar gabim”, tregoi Teuta.



