12 Shtator, 2019

Aksion brenda natës, hajduti sulmon shtëpitë e dy motrave të famshme


Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të njëjtin hajdut duke sulmuar shtëpinë e Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, brenda një nate.

Fillimisht ai ka shkuar te banesa e Jenner në Hidden Hills të Kalifornisë, të hënën. Po atë natë, burri është vënë re edhe nga personat e sigurisë te shtëpia e Kim, teksa sihkonte diçka në kutinë postare.

Kur hajduti e kuptoi se dikush e kishte parë, ai ia doli që të arratisej. Ndërkohë kujtojmë se në vitin 2016, persona armatosur hynë në shtëpinë e 38-vjeçares në Paris, ku morën miliona para dhe bizhuteri.

Madje Kim i morën edhe unazën 4 milionë dollarësh, dhuruar nga bashkëshorti i saj, Kanye West.

© Panoramaplus.al