2 Tetor, 2019

Aksidentohet Tayna, menaxheri i saj shpjegon gjendjen


Në mbrëmjen e djeshme, reperja e njohur kosovare, Tayna është përfshirë në një aksident në Prishtinë.

Menaxheri i saj Rinor Hyka ka sqaruar situatën duke e konfirmuar aksidentin në lagjen ‘Bregu i Diellit’. Në adresë të gazetës ‘Express’ është dërguar një fotografi ku shihet pamja nga aksidenti.

Sipas menaxherit, mjeti i artistes është goditur nga një makinë tjetër. Tayna është në gjendje të mirë shëndetësore dhe s’ka lëndime në trup.

© Panoramaplus.al