24 Tetor, 2019

Aksidentohet me makinë çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, flet reperi: Zihemi gjithmonë, e përplasa fuqishëm


dafis2

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Dafi Derti dhe Silva Gunbardhi janë përfshirë në një aksident pak ditë më parë. Lajmin e dha vetë bashkëshorti i këngëtares shqiptare, i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, nga moderatorja Ester Bylyku.

Pasi zbuloi të gjitha projektet e tij të reja, Dafi përmendi dhe një aksident që ndodhi pak ditë më parë, me makinën e bashkëshortes së tij, Silva Gunbardhi.

dafi-ester-byluku

Ester Bylyku: Zënka shumë jo, gjashtë vite bashkë po, xhelozi jo, për çfarë ziheni ju?

Dafi Derti: Ne zihemi gjithmonë kur unë i jap makinës. Jo më pak se pardje, fatkeqësisht përplasa makinën e Silvës. Dhe doli që pas gjashtë vitesh ajo ka të drejtë.

Ester Bylyku: Jo të vetën, të Silvës

dafi-silva-2-770x433

Dafi Derti: Dhe jo pak, por e përplasa fuqishëm. Nuk kishte të lënduar, ishte gabimi im. Ishte hera e parë që më ndodhi pas 10 vitesh në timon. Unë ia vë fajin telefonit. Kjo është arsyeja që ne zihemi gjithmonë dhe doli që Silva ka të drejtë”.

180418auto_-640-0-5ac1faaaea5961522672854

© Panoramaplus.al