Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani, duket se sot ka patur një ngjarje jo shumë të këndshme.

Teksa ndodhej në zonën e ish-Bllokut, Arbana është përplasur me një makinë tip “Benz”, ngjyrë gri. Ky mjet drejtohej nga zonja bionde që shfaqet në video, shkruan JOQ.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një polic, i cili nga pamjet duket se ka “detyruar” Arbanën që të firmosë një gjobë, edhe pse ajo nuk ka qenë shumë dakord.
Arbana Osmani gjobitet në ish-Bllok on Vidnews.
Edhe pse nuk ka pasur asnjë të lënduar apo dëme material të konsiderueshëm, moderatorja duket e shqetësuar teksa komunikon me policin.

Përveç aksidentit, vëmendjen e tërheq edhe personi tjetër që ndodhej në ato momente me moderatoren. Ai është regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj, me të cilin përflitet se Arbana është në një lidhje.
© Panoramaplus.al
