10 Maj, 2021

“Akoma ti je burri i saj? Hap konkursin”- Komentuesi thumbon Tunën për babain e fëmijës pasi zbuloi se u bë nënë për herë të dytë, Patris Berisha shpërthen në të shara


Mes thashethemeve se i ka dhënë fund martesës me Patris Berishën, këngëtarja e njohur Tuna njoftoi ditën e djeshme se ishte bërë nënë për herë të dytë duke i befasuar të gjithë, pasi e kishte mbajtur shtatzëninë të fshehtë.

“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem.  Gëzuar Dita e Nënës! Krenare për Tian dhe Zen,”– shkroi ajo, teksa ndau me ndjekësit imazhe nga momenti i ardhjes në jetë të vogëlushit.

Për shkak të thashethemeve se çifti janë ndarë, ndjekësit nisën të pyesin se cili është baba i fëmijës.

“Hap konkursin”- thumboi një ndjekës Tunën, në postim në Facebook të këngëtares, ku zbuloi lajmin e bukur.

Por Patris Berisha nuk i duroi dot këto ofendime në drejtim të Tunës shpërtheu në të shara ndaj tij.

“Të q***ë konkursi nonën në p***,”– iu kthye artisti ndjekësit.

Ndërsa një tjetër komentues iu drejtua: “Akoma ti je burri i saj?”, pyetje që Patris Berisha zgjodhi të mos i përgjigjej.

Pasi Tuna tregoi se ishte bërë sërish nënë, Partis Berisha publikoi në Instastory një nga fotot e realizuara në momentin që djali i tij lindi dhe shkroi: “Mirë se erdhe në jetë Zen.”

Ndërkohë çifti përflitet se i kanë dhënë fund martesës dhe ishin disa veprime të dyshimta të këngëtares që nxitën thashethemet.

Ajo hoqi Patris Berishën nga ndjekësit në Instagram të Tian dhe pastaj ndryshoi mbiemrin e të voglit.

Pas lajmeve për ndarje, Tuna u zhvendos në SHBA dhe sipas “Show time”, arsyeja përse mori këtë vendim ishte për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe vëmendja në Kosovë, dhe që të priste atje në jetë fëmijën e saj të dytë.

Përveç arsyeve personale dhe profesionale, u tha gjithashtu se këngëtarja udhëtoi në kontinentin tjetër për shkak se është në kontakt me producentë të njohur, si ish-të dashurin e Cardi B, për realizimin e disa këngëve.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al