2 Maj, 2019

Ajola Xoxa bën dedikimin prekës për të atin: Gjej një mënyrë të kthehesh tek unë… (FOTO)


Pas humbjes së babait, Ajola Xoxa, herë pas here ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” fotografi me të, teksa ka bërë edhe dedikime mjaft të ndjera e prekëse.

Kështu ka bërë edhe një ditë më parë, pasi ishte një ditë e shënuar për familjen e saj.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti bukur. Të lutem gjej një mënyrë të kthehesh tek unë’, shkruan Xoxa në foton e fundit të postuar me të atin e ndjerë, ku shihet duke e përqafuar atë përpara një torte ditëlindjeje.

Kujtojmë se publicisti i njohur, Arben Xoxa, u nda nga jeta në 24 shkurt të këtij viti pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

© Panoramaplus.al