Ish-banori i Big Brother Elsamed Senaj dhe partnerja e tij do bëhen prindër për herë të parë.
Eli G ndau lajmin me ndjekësit në një postim në Instagram.

Ai publikoi një foto me partneren e tij në një festë të organizuar në bregdet, ku zbuloi se do bëhen prindër të një vajze.
“Ajo po vjen … ? Babai i ardhshëm”– shkroi Elsamed Senaj.

Çifti ishin të veshur të dy me të bardha, ndërsa Eli G ishte ulur në gjunjë duke vendosur dorën tek barku i partneres.
“Lajmi më i bukur që mund të merrja për ditëlindje që do bëhesha baba e një ëngjëlli të vogël, faleminderit Zot për gjithcka,”– shkroi ai.
/Panoramaplus.al


