Para lidhjes së tij me Catherine, Princeshën e Uellsit, princ William thuhet se kishte pasur një marrëdhnie sekrete me superyllin e popit, Britney Spears.

Këngëtarja 40-vjeçare, kishte aspirata për t’u bërë një ‘princeshë’, teksa filloi të bisedonte me princin në internet kur ata të dy ishin adoleshente, por fatkeqësisht gjërat ndryshuan përpara se ata ta bënin lidhjen zyrtare.
Një intervistë e bërë nga këngëtarja disa vite më parë, ajo pretendonte se dyshja shkëmbyen disa emaile me njëri-tjetrin kur ata ishin adoleshentë. Këngëtarja e hitit ‘Toxic’, i tha drejtuesit të talkshoë-t Frank Skinner në vitin 2002 se si kishte përfunduar duke shkëmnyer email me Will dhe madje kishin planifikuar të takoheshin ndërsa këngëtarja ishte në turne në MB.

Britney, e cila në atë kohë ishte 20 vjeç, i tha prezantuesit: “Ne shkëmbyem e-mail për pak dhe ai duhej të vinte të më shihte diku, por nuk erdhi.”
Frank më pas pyeti: “Princi William ishte ai që ndërpreu lidhjen?” Për të cilën Britney u përgjigj: “Po.”

Në kohën e intervistës, Britney ishte në lidhje me yllin e NSync, Justin Timberlake. Ajo i tha prezantuesit të humorit se nuk e kishte idenë pse Ëill ndryshoi mendje për takimin, por The Sun zbloi në atë kohë se ai kishte vendosur të shkonte për gjueti dhelprash.

Një vit më vonë, lidhja e william me gruan e tij aktuale u bë publike.
Para se Britney të fliste, kishin qarkulluar thashetheme për marrëdhënien e çiftit në internet. Dhe spekulimet u diskutuan në një libër të botuar nga biografi mbretëror Christopher Andersen vitin e kaluar.

Në librin e tij Brothers and Wives: Inside the Private Lives of William, Kate, Harry dhe Meghan, ai shkroi: “William dhe Spears u përpoqën të takoheshin kur ishin të rinj.
“Mund të ketë pasur biseda telefonike, por nuk më kujtohet nëse ata kanë arritur të takohen ndonjëherë gjatë asaj periudhe”.


© Panoramaplus.al

