15 Gusht, 2023

“Ajo ka frikë se ndonjë…”- Për të mbrojtur romancën me Tom Brady, Irina Shayk bën veprimin epik. Ja çfarë bëri modelja


Kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se modelja e njohur Irina Shayk ka nisur një romancë dashurie me Tom Brady.

Sipas një burimi për Page Six modelja është aq e vendosur që lidhja të funksionojë saqë ajo i ka ndërprerë kontaktet me disa nga miqtë e saj në mënyrë të shmangë ndonjë situatë të sikletshme.

Ajo ka frikë se ndonjë thashethem mund ta “shkatërrojë” romancën e saj.”- tha burimi.

Mesa duket Irina i ka dhënë një rëndësi të madhe lidhjes me Bradyn, ndërsa sipas burimit lojtari i NFL zë një vend shumë të veçantë në jetën e modeles.

“Brady zë një vend shumë të rëndësishëm në jetën e saj”, deklaroi burimi i afërt me dyshen.

Kujtojmë që Shayk dhe Brady u panë së bashku në makinën e këtij të fundit gjatë një fundjave në Los Angeles.

Gjithashtu pasi ai u divorcua nga ish-bashkëshortja Gisele Bündchen, Tom dhe Irina u panë së bashku në qershor në dasmën e miliarderit Joe Nahmad dhe modeles Madison Headrick në Sardenjë.

 

© Panoramaplus.al