Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se Britney Spears dhe Sam Asghari janë ndarë që një javë më parë.

Çifti i cili kishtë rreth 6 vite së bashku, kurorëzuan dashurinë e tyre në qershor të vitit 2022 .
Sipas burimit që dha lajmin e ndarjes, Sam është larguar nga shtëpia që ata ndanin pas një sherri të në lidhje me thashethemet se Britney e kishte tradhtuar modelin.
Burimi madje thekson se presin nga momenti në moment që Sam të kërkoj divorcin së shpejti.
Ndërsa ka pasur raportime se martesa e tyre ishte në krizë, kjo është hera e parë që Sam ka ndërmarrë këtë hap përfundimtar për t’i dhënë fund marrëdhënies.
Spears dhe Asghari u fejuan në shtator të vitit 2021 dhe u martuan shtatë muaj më vonë në një dasmë të vogël por luksoze në rezidencën e saj Thousand Oaks .
Kjo është martesa e tretë për këngëtaren 41-vjeçare dhe e para për Asghari i cili është 29 vjeç . Ylli ka dy djem me ish- partnerin Kevin Federline. Martesa e saj e parë ishte me James Alexander në 2004.
Çifti ka bërë dhe një kontratë paramartesore.
Vitin e kaluar pas dasmës së tyre u raportua se çifti kishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur të ardhurat e yllit të popit para martesës.
Raportime të shumta kanë deklaruar se modeli iranio-amerikan shpenzonte shumë pak kohë në shtëpinë e çiftit dhe se ata shpesh përfshiheshin në debate me Britney që shpesh shfaqte sjellje “të çrregullta”.
Asnjëra palë dhe as përfaqësuesit e tyre nuk kanë bërë ndonjë koment apo deklaratë publike në lidhje me ndarjen në këtë moment, por pritet që Sam të bëjë kërkesë për divorc në ditët në vijim.
© Panoramaplus.al
