Dhe pse kanë disa muaj të ndarë, Fjolla Morina vazhdon ende të hedhë kunja në rrjetet sociale ndaj ish-bashkëshortit të saj Fisnik Syla.

Disa ditë më parë ai duket se iu kundërpërgjigj thumbave të ish- partneres teksa u shpreh:
“Paskan filluar “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre.”

Këngëtarja dhe pse nuk e la pa iu kundërpërgjigjur në rrjetet sociale (Kliko këtu) duket se nuk po i del ende inati me biznesmenin dhe ka reaguar mjaft e revoltuar nëpërmjet disa postimeve në InstaStory ku shprehet se ‘përsonat të cilët duhet të flasin nuk flasin dhe ata që duhet të mos flasin, flasin’.
“Problemi kryesor është se: Ai që duhet të flasi nuk flet, ndërsa ai që duhet ta mbylli gojën flet”– shkroi këngëtarja ku menjeherë ka ardhur dhe postimi tjetër teksa thumbon meshkujt që depilohen:
“Ata meshkuj që depilohen, i heqin vetullat, e meritojnë dhe ciklin menstrual”.

Më pas ajo e mbylli postimin duke ironizuar personat që japn ‘mend’: “O Zot na jep pak shëndet e fat se për mend kemi boll”.

Fjolla nuk ka përmendur asnjë emër në reagimet e saj, megjithatë nisur nga fakti se këto statuse pasojnë ironitë e bëra së fundmi nga këngëtarja dhe Fisnik Syla në rrjetet sociale, lë të kuptohet se ajo i drejtohet biznesmenit.

Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie.

Ndonëse këngëtarja nuk ka folur drejtpërdrejtë për ndarjen ajo ka lënë të kuptohet në rrjetet sociale se është tradhtuar. Lidhja e tyre u zbulua në shtator të 2020 kur këngëtarja u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldives me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.


