“Ylli i Popit”, Britney Spears ka zbuluar se gjatë marrëdhënies së saj me këngëtarin Justin Timberlake ka abortuar një fëmijë.
Përmes librit të saj “The Women in Me” i cili do të dal në librari në 24 tetor të këtij viti, ajo ka rrëfyer se shtatzënia e saj në fund të vitit 2000 ishte një “surprizë” dhe jo një “tragjedi” në të njëjtën kohë.
Në një fragment të publikuar nga “The People” Britney është shprehur se:
Unë e doja shumë Justinin. Gjithmonë kam dashur që ne të dy të kemi një familje së bashku, por ai kurrë nuk ka qenë i lumtur për këtë shtatzëni. Ai thoshte se nuk jemi gati të bëhemi prindër dhe se jemi shumë të rinj. Jam e sigurtë se njerëzit do të më urrejnë për këtë por unë rashë dakord që të mos e mbaja fëmijën.
Nuk e di nëse ishte vendimi i duhur në atë moment. Të ishte për mua unë nuk do e kisha abortuar kurrë atë fëmijë” -është shprehur ajo.
Burime për “Page Six” thanë se përpara publikimit të librit këngëtari Timberlake ishte i shqetësuar për atë që Britney do të ndante nga marrëdhënia e tyre.
Ish-çifti filluan të takoheshin së bashku në vitin 1999 kur ishin adoleshentë.
Pas ndarjes së tyre në vitin 2002, Timberlake la të kuptohej në mënyrë famëkeqe gjatë një interviste me “Barbara Walters”se Britney e kishte mashtruar atë, gjë që këngëtarja as nuk e konfirmoi dhe as e mohoi në atë kohë.

© Panoramaplus.al

