Alketa Vejsiu është shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe rrallë herë ndodh të publikojë imazhe krah bashkëshortit apo dy fëmijëve të saj.

Moderatorja shqiptare së fundmi ka rrëfyer për herë të parë se si e thërret me përkëdheli partneri i saj.

Vejsiu ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto të shkrepura gjatë pushimeve. Në to ajo shihet e veshur plot klas, me një këmishë saten ngjyrë jeshile, me taka elegante në të njëjtën ngjyrë, si dhe me një çante të verdhë në krah.

“Ai më thërret ketër”, ka shkruar prezantuesja simpatike krahas imazheve të bukura.

Alketa ka treguar më parë se me bashkëshortin është njohur në moshë shumë të re, vetëm 19 vjeç. Shkak është bërë një shtëpi që Alketa po kërkonte për të blerë në pallatin që po ndërtonte partneri i saj.

“Marrëdhënia jonë është bërë më e bukur, më e fortë dhe më interesante tani që fëmijët janë një motiv shumë i madh për të bërë projekte të bukura, për të jetuar momente të lumtura.

Orët e ditës dalin për t’i bërë të gjitha, edhe për të bërë sportin, edhe për të gatuar, edhe për të shtruar darka me miqtë edhe për të udhëtuar… Të gjitha mund t’i bësh. Është vetëm çështje sistemimi dhe prioritetesh,”- ka thënë moderatorja në një intervistë të dhënë tre vite më parë.



