Legjenda e Barcelonës , Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira bënë një bujë të madhe në media kur zbuluan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre 12-vjeçare.

Ndarja famëkeqe e çiftit vazhdon të vjedhë titujt kryesorë pas shumë javësh, por mori një kthesë tjetër tashmë që lojtari i Barcelonës njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli.
Prindërit e Pique, kanë thyer heshtjen për herë të parë pas ndarjes së djalit të tyre dhe Shakirës.

Prindërit e Pique besojnë se djali i tyre ka nevojë për paqe
Joan Pique dhe Montserrat Bernabeu , prindërit e Gerardit, deri më tani kishin qenë të qetë për ndarjen e ish-çiftit, por sipas një gazetari spanjoll, ata më në fund treguan dhe anën e tyre të historisë.
“Ai po largohet nga Barça tani sepse duhet të jetë i qetë për të zgjidhur problemet e tij me Shakirën,” thanë prindërit e Pique, sipas “mamarazzi”, nga Lorena Vazquez .
Shakira dhe Pique nuk duan të shkojnë në gjykatë
Kur Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre, filluan menjëherë spekulimet se kush do t’i mbante asetet e grumbulluara gjatë lidhjes së tyre dhe sigurisht kush do të merrte kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Të dyja palët thuhet se synojnë të arrijnë një marrëveshje për të shmangur shkuarjen në gjykatë.
Megjithatë, ka pasur disa fërkime, pasi Pique dëshiron që fëmijët e tij të qëndrojnë në Barcelonë dhe Shakira dëshiron t’i transferojë ata me të në Miami.
Avokatët e tyre thuhet se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin ndërsa përpiqen të zgjidhin çështjet e mbetura.


