Disa detaje të reja rreth ditëve të fundit të ikonës të muzikës pop, Michael Jackson, janë zbuluar ende 14 vjet pas vdekjes së tij.

Një dokumentar i titulluar “Killing Michael Jackson”, me regji dhe prodhuar nga ZigZag, ka shaktuar bujë në rrjetet sociale. Ai përmban dëshmi nga tre detektivët e përfshirë në hetimin e vdekjes së këngëtarit.
Dokumentari hedh dritë mbi plagët e ndryshme të trupit të Michael. Sipas dokumentarit, bëhet e ditur se mbreti i popit ishte tullac dhe përdorte një parukë për të mos e treguar këtë gjë.
Për më tepër, dokumentari zbulon Jackson kishte një tatuazh për të mbuluar pjesën pa flokë dhe gjithashtu zbulon plagë të shumta të gjetura në trupin e tij.
Këto plagë thuhet se ishin të vendosura në zonat e mëposhtme:
Veshët
Hunda
Qafa
Kyçet e dorës
Këto plagë besohet të jenë rezultat i operacioneve të shumta estetike që Michael Jackson iu nënshtrua gjatë gjithë jetës së tij në përpjekje për të përmirësuar pamjen e tij.
Vdekja e papritur e Jackson -it në moshën 50-vjeçare më 25 qershor 2009 ishte një lajm tronditës në mbarë botën. Shkaku zyrtar i vdekjes së Michael Jackson u përcaktua të ishte arresti kardiak i shkaktuar nga një mbidozë e qetësuesve që ai konsumonte rregullisht.


