Pete Davidson mban titullin e mashkullit më të dëshirueshëm të Hollywoodit.

Raportohet tani se është në lidhje me modelen Emily Ratajkowski. Ai ka qenë në lidhje me emra, si Ariana Grande e Kim Kardashian, ndërsa gjithashtu ka qenë i lidhur me Kate Beckinsale e Kaia Gerber.

“Djemtë pyesin veten se si ai mund të konsiderohet kaq tërheqës për femrat, por, Pete është shumë simpatik, ai është i prekshëm, i ëmbël dhe i pashëm”, kishte deklaruar Emily më herët në një emision. Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, është përpjekur të shpjegonte pse 29-vjeçari është kaq tërheqës për femrat. “Ai është si terapi për femrat që kanë dalë nga një lidhje. Pete jo vetëm që duket si një djalë që në mënyrë metaforike pushton jashtë kategorisë së tij, por ai e bën këtë me gjuhën e tij të trupit”.

“Duket sikur është i magjepsur nga njerëzit e famshëm, por në një mënyrë pozitive. Sa më të bukura të jenë femrat, aq më shumë priren të tërheqin narcisistët arrogantë, ndërsa Pete është krejtësisht e kundërta e kësaj dhe kjo është freskuese për femrat”, ka shpjeguar James për Daily Mail.

Sipas saj, Davidson ka edhe një tjetër armë sekrete, humorin e tij: “Zgjuarsia mund të jetë po aq e rëndësishme sa muskujt, veçanërisht nëse bëhet fjalë për shaka vërtet të mira apo tallje me ish-in tuaj. Megjithatë, ish-të dashurat dhe një mik i Pete pretendojnë se sekreti i joshjes i tij në “madhësinë e burrërisë së tij”.

Kim kishte pranuar në serialin real televiziv se ka qenë ajo që kontaktoi e para komikun, sepse dëgjoi “thashetheme për të” dhe donte ta provonte, ndërsa nuk kishte menduar se do të lidhej shumë aq gjatë me të.



