22 Gusht, 2023

“Ai është në kërkim…”- U përfol se marrëdhënia e tyre është “ftohur”, zbulohet arsyeja e krisjes së romancës së Shakirës dhe Lewis Hamilton


Pas ndarjes nga ish-partneri Gerard Pique, këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar të Hollywood-it.

Takimet e shumta, darkat, drekat dhe pjesmarrja e artistes në garat e pilotit të Formula 1, Lewis Hamilton kanë bërë që prej kohësh në rrjet të qarkullojnë lajme se dyshja janë në një lidhje dashurie së bashku.

Ndonëse romanca nuk u konfirmua asnjëherë nga ata, mesa duket kohët e fundit marrëdhënia e tyre është zbehur, saqë një javë më parë këngëtarja dhe Drake ndezën thashethemet se janë në një lidhje pasi u larguan në mënyrë të fshehtë nga e njëjta festë në orët e para të mëngjesit në West Hollywood, Kaliforni.

Mirëpo së fundmi Nino Prodigio ka zhvilluar një intervistë për “People”, ku ka zbuluar arsyen e supozuar se përse lidhja e tyre e dashurisë është ‘ftohur’.

Unë do të jem e sinqertë: ky njeri është në kërkim të një fëmije. Nuk e di nëse Shakira i pëlqen. Ka diçka të këndshme mes tyre si miqësi; nuk shoh shumë në të ardhmen. Ajo tha se një burrë po hynte në jetën e saj dhe se ai gjithashtu kishte të bënte me sportin. Ata janë ajri dhe dheu. Janë një tornado në shtrat!”– tha Prodigio.

© Panoramaplus.al