22 Gusht, 2023

“Ai është djali i ëndrrave të saj”- Kaluan fundjavën së bashku, Irina Shayk e dashuruar “kokë e këmbë” me Tom Bradyn


Duket se sulmuesi i NFL Tom Brady nuk është i vetmi që ka rënë në dashuri.

Irina Shayk thuhet se është shumë e emocionuar për romancën e saj të përfolur me Bradyn i cili sipas një burimi të afërt me modelen “ai është djali i ëndrrave të saj”.

37-vjeçare është “e impresionuar me Tomin”, tha një burim për People duke shtuar se asaj “i pëlqen të takohet me të pasi ai është djali i ëndrrave të saj”.

Ndonëse romanca e tyre e dashurisë nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri prej dyshes, mesa duket ata janë shumë të lumtur së bashku.

Kujtojmë që disa ditë më parë Irina dhe Brady kaluan fundjavën së bashku në Londër, ndërsa u panë duke u larguar nga hoteli me pesë yje “The Twenty Two” në Mayfair.

 

© Panoramaplus.al