5 Shtator, 2022

“Ai është 10 por…”/ Producenti e tradhtoi, Emily Ratajkowski i bashkohet trendit viral në ‘Tiktok’ duke thumbuar ish-partnerin


Emily Ratajkowski i bëri “thirrje burrave të shëmtuar” përmes një videoje në ‘TikTok’ në mes të ndarjes së saj nga ish-partneri Sebastian Bear-Mçlard.

Modelja, 31 vjeçare, iu bashkua trendit viral të aplikacionit “Ai është 10 por…” në një duet.

Ratajkowki postoi videon e një përdorueseje ku thuhej: “Kur ai mendon se është 10 sepse ai ju tërhoqi, por ju pëlqeni burrat e shëmtuar.”

Aktorja e veshur me bikini gjithashtu sinkronizoi në mënyrë delikate një fragment nga një remix i këngës rap “Pump 101” nga Digga D & Still Brickin – me klipin pesë sekonda që përmban tekstin: “Si mund ta them këtë në një mënyrë miqësore ?”

Bukuroshja brune shkroi poshtë videos se postuar: “Për arsye ligjore kjo është një shaka”.

Megjithatë, fansat nuk mund të mos e lavdëronin atë për ngacmimin “epik”, që mesa sa duket ishte për ish-partnerin.

“Ky trend është krijuar fjalë për fjalë për ju…”– shkroi një përdorues në sektorin e komenteve.

 

@emrata♬ original sound – Emrata

Page Six raportoi në korrik se Ratajkoëski po planifikonte të bënte kërkesë për divorc nga Bear-Mçlard mes akuzave për tradhti.

Në fund të muajit të kaluar, ajo u fotografua duke u larguar nga blloku i NYC që ndau me producentin “Uncut Gems”. Movers e pa modelen duke lëvizur mobilje, rroba dhe bimë nga ndërtesa e apartamentit.

Ratajkowski u martua me Bear- Mçlard në një Bashki në Nju Jork në vitin 2018 pas vetëm dy javësh takim. Në mars 2021,  ish-çifti mirëpriti djalin e tyre Sebastian.

© Panoramaplus.al