15 Korrik, 2023

“Ai e bën atë të qeshë”/ Shakira dhe ylli i ‘NBA’ në një romancë? Dyshja darkojnë së bashku në restorantin luksoz në Londër


Ylli i ‘Miami Heat’, Jimmy Butler dhe këngëtarja Shakira po thuhet se janë në një lidhje, por po i marrin gjërat ngadalë. Sipas burimeve për ‘US Weekly’, thuhet se ai e bën artisten të qeshë dhe asaj nuk i shqetëson diferenca e moshës që kanë me njëri-tjetrin.

46-vjeçarja është 13 vjet më e madhe se Butler dhe burimet thonë se dyshja po takohen prej disa muajsh tashmë, veçanërisht pasi ajo u pa në ndeshjet e Heat gjatë Playoffs NBA 2023 .

“Ata kanë dalë disa herë, por është shumë herët për të thënë nëse ka mundësi që ata të lidhen bashkë”, tha një burim ekskluzivisht për Us Weekly.

“Jimmy e bën Shakirën të buzëqeshë dhe ajo ndihet e lumtur duke kaluar kohë me të.”-shtoi burimi.

33 vjeçari, u pa së fundmi në Wimbledon i ulur disa rreshta larg Shakira-s dhe ata vazhduan festën diku tjetër.

 

Ata shkuan për darkë në të njëjtin restorant pavarësisht se mbërritën disa minuta larg njëri-tjetrit.

“Dyshja u panë shumë të qetë brenda teksa porositën për të ngrënë në një nga restorantet më të njohura të të famshëmve në Londër.”

Burimet tregojnë gjithashtu se sigurimi i Butler shoqëroi Shakira-n pasi ata u larguan së bashku nga Novikov Restaurant & Bar.

As Shakira dhe as Butler ende nuk i kanë konfirmuar apo mohuar thashethemet për lidhje. Kujtojmë se ylli latin po përflitej prej disa ditësh për një romancë të mundshme me yllin e Formula 1, Lewis Hamilton.

© Panoramaplus.al