Këngëtari i njohur Blero dhe partnerja e tij, Afrona Dika, do të martohen në shtator të këtij viti.

Me organizimin e dasmës po merret vetë Afrona, e cila herë pas here zbulon ndonjë detaj se si do të jetë një ndër ditët e saj më të veçanta.

Së fundmi, ajo ka zbuluar se po përgatitet që të jetë një nuse e plotësuar që di të gatuajë mirë, madje edhe gjëra tradicionale.

Në “Instastory”, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke bërë fli. “U mësova me bo fli”, ka shkruar Afrona në foton ku shfaqet e qeshur.
© Panoramaplus.al
