18 Tetor, 2018

Afërdita Dreshaj blen shtëpi të re, zbulon ambientin super luksoz (FOTO)


Këngëtarja Afërdita Dreshaj ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për dasmën madhështore e më pas për muajin e mjaltit që ia bëri surprizë bashkëshorti i saj, hokeisti çek Jakub Kindl.

Teksa po shijojnë jetën si një çift i sapomartuar, Afërdita dhe Jakub mesa duket kanë blerë një shtëpi të re. Këtë e ka zbuluar vetë këngëtarja me postimet që ka bërë në rrjetin social “Snapchat”.

Afërdita ka postuar një foto ku tregon ambientin super luksoz dhe shkruan “Shtëpi e re”. Gjithashtu ajo zbulon edhe vendndodhjen, në Florida.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al